Arbëri

Administrata dhe shërbimi i ofiqarisë me plan veror shërbimi në 4 komuna të Dukagjinit

Drejtoritë e administratave komunale të Pejës, Istogut, Klinës dhe Deçanit janë të përgatitura të përballën me fluksin mundshëm të mërgimtarëve gjatë sezonit veror për ofrimin e shërbimeve administrative dhe të ofiqarisë.

Komuna e Pejës këtë javë ka nisur të zbatojë planin e shërbimit veror të punës në sportelet e Administratës dhe të ofiqarisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Administratës i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani, thotë se me këtë plan është hequr pauza e mesditës. “Administrata e Pejës punon prej orës tetë të mëngjesit deri në orën 16 pasdite pa ndërprerë. Ky orar është bërë për shkak të diasporës që tashti vjen në pushime verore”, thotë Asllani. Punën e shërbimeve të punëtorëve në sportelet e ofiqarisë, ai thotë se ua ka lehtësuar mjaft edhe aparat si digjital për dokumente “E-kiosku”, të cilin, sipas Asllanit, qytetarët janë duke e shfrytëzuar mjaft gjatë 7 ditëve të javës.

Edhe në Komunën e Istogut janë përkujdesur të mos ketë radhë të gjata të qytetarëve para sporteve të Administratës dhe ofiqarisë për marrje dokumentesh. Edona Bujupi-Loxha, drejtoreshë e Administratës së Istogut, thotë se zgjatjen e orarit nuk e kanë planifikuar një herë, me arsyetimin se qytetarët janë duke e përdorur jashtëzakonisht shumë shërbimin e “E-kioskut”.

Të gatshëm për mërgimtarët janë dhe shërbyesit civilë në Administratën e Klinës. Në këtë komunë plani veror i shërbimeve pritet të startojë prej 15 qershorit. Mirëpo, ende nuk është përcaktuar Administrata për orarin e punës që do e zbatojë personeli.

Edhe kjo komunë prej 2 muajsh e ka në shërbim edhe “E-kioskun” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.