Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi - Emini, ka miratuar transferin e mjeteve financiare nga kategoria e shpenzimeve në kategorinë e investimeve kapitale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ilmi Limoni, zyrtar i lartë financiar, tha se këto mjete, në planifikimin fillestar, kanë qenë të ndara te kodi i rezervave, me qëllim që të derdheshin në fondin për paga, por siç dihet Gjykata Kushtetuese e ka anuluar ligjin për paga, prandaj me rishikim është lejuar që këto mjete të ri-destinohen te investimet kapitale në komuna, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLimoni kërkoi nga këshilltarët komunalë që ta mbështesin këtë ridestinim të shumës prej mbi 1.4 milion, sepse do të shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve të Gjilanit.
komunalë, me 20 vota për dhe 5 kundër e kanë miratuar transferin, por opozita, LVV dhe një pjesë e PDK-së patën vërejtje te mënyra e shpërndarjes së këtyre mjeteve, duke thënë se është dashur të orientohen në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, duke marrë parasysh edhe gjendjen e pandemisë dhe jo në kulturë, rrugë të rendit të tretë e të tjera”, thuhet në komunikatë.
Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, tha se këto mjete janë ndarë në pajtim të plotë me të gjithë drejtorët komunalë, kryesisht me ata që kanë pasur më shumë nevojë për përmbushjen e planeve të tyre, meqë disa projekte kanë ngelur mbrapa si pasojë e pandemisë.
Komuna e Gjilanit, këtë vit nuk ka pasur mundësi që t`i subvencionojë klubet sportive, as organizatat rinore dhe as OJQ-të, për çka kanë marrë kritika më herët nga opozita.
“Nuk kemi mundur ta bëjmë thirrjen publike për shkak të mjeteve financiare dhe tani kemi menduar që një pjesë e këtyre mjeteve të destinohen për kulturë, rini dhe sport dhe ju bëjë thirrje klubeve, shoqatave dhe OJQ-ve që të aplikojnë për subvencione deri më 17 shtator, kur mbyllet afati”, tha Ismajli.
Tutje thuhet se pjesa tjetër më e madhe e kësaj shume do të shkojë të shërbimet publike, në disa projekte të infrastrukturës nëntokësore, për t`i kryer disa obligime.
Duke u ndërlidhur me vërejtjet e opozitës për shpërndarjen e mjeteve, Shpresa Kurteshi-Emini ka thënë se në rend dite është transferi i një shume të caktuar të mjeteve financiare dhe jo planifikimi buxhetor për vitin 2021.