Arbëri

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 47 pacientë me COVID-19, 13 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka raportuar se aktualisht po trajton 47 pacientë të infektuar me COVID-19. Sipas njoftimit, një pacient është në respirator, 36 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga ta, 13 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit, nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar dy mjekë, katër Infermierë dhe tre punëtorë të shërbimeve teknike.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈. 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet tutje në njoftim.