Ndërtesa e ish-administratës së institucionit parashkollor “Pëllumbat e paqes” në Pejë ka shumë vite që nuk shfrytëzohet.
Vetëm një zyre në të është ende në shfrytëzim në tërë atë objekt katërkatësh. Deri tash Komuna ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë më të, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoria e Shëndetësisë kishte pasur ide që në të transferohej Qendra për Punë Sociale, pasi kjo qendër është dashtë ta lirojë objektin ku ishte për njësinë e urgjencës, e cila është sistemuar në të. Por për shkak se nuk ishte i përshtatshëm objekti i administratës së çerdhes, pa ashensor e me shkallë spirale deri në aktin e katërt, Qendra për Punë Sociale është sistemuar në ndërtesën “rrokaqielli”, përballë gjykatës.
Në Drejtorinë e Administratës Komunale, që menaxhon edhe këtë objekt, duket se e kanë problem të gjejnë më për të një zgjedhje adekuate. Drejtori i Administratës Komunale, Fatmir Asllani, thotë se Komuna është duke shikuar se si mund të funksionalizohet ai objekt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.