Gjithsej 55 persona të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, prej të cilëve 13 janë në gjendje më të rëndë, është bërë e ditur të enjten, përmes një njoftimi.
Ndërkohë, njoftimi ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë shëruar gjashtë pacientë.
“Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 38 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, shkruhet në njoftim.
Ndërkohë, sa i përket personelit të spitalit, 5 mjekë, 15 infermierë dhe 5 punonjës jo-mjekësorë të spitalit janë të infektuar.
-
20 gusht 2020 10:42
-
Shpërndaje në: