Arbëri

PDK-ja akuzon Haskukën dhe VV-në për degradim të arsimit në Prizren

Dega e PDK-së në Prizren akuzoi kryetarin Mytaher Haskuka për shkarkimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave dhe zëvendësimin e tyre, siç thonë ata, pa konkurs dhe vetëm me preferenca partiake.

Përmes një konference për media, Shaqir Totaj nga PDK-ja tha se Haskuka dhe Vetëvendosja për 2 vjet të qeverisjes, ka ndërruar 3 drejtorë të arsimit duke “katandisur” atë.

PDK-ja ka kritikuar për siç thonë ata, veprimin që ka bërë Haskuka ndaj drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave.

“Veprimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në pozitat udhëheqëse, si dhe për emërimin pa konkurs të disa mësimdhënësve tjerë, pa kritere e sipas preferencave politike të partisë në pushtet, Vetëvendosjes!”, tha Totaj.

Tutje, në reagimin e PDK-së thuhet se Vetëvendosje që kundërshtonte shkarkimin e qeverisë në kohë pandemie, “tani vet po vepron në mënyrë të njëjtë ndaj shkollave, duke larguar drejtorët në prag të fillimit të vitit shkollor, dhe këtë veprim po e bën në mënyrë selektive”.

Veprimet e tilla, tohtë PDK-ja, “tregojnë qëllimet makiaveliste të Haskukës dhe Vetëvendosjes”.