Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zona e Rugovës pa shërbime shëndetësore

Herën e fundit mjekët në Rugovë kanë dalë para katër vjetësh, kur për tre muaj të verës është dërguar ekipi mobil mjekësor me ambulancën në Drelaj.

Ndërsa kohë më të gjatë që kanë qëndruar mjekët në Rugovë ka qenë para 8 vjetësh, kur një ekip mjekësorë ka dalë prej fillimit të majit e deri në fillim të tetorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë objekti i ambulancës në Drelaj është amortizuar pa u përdorur, kurse objekti i ambulancës në fshatin Haxhaj është shkatërruar e demoluar. Të dy këto objekte shëndetësore janë rindërtuar pas luftës.

Mjekët në Rugovë nuk janë dërguar nga drejtuesit e shëndetit primar, me arsyetim se nuk ka pasur pacientë ato dy vera kur ka dalë mjeku gjatë ditës. Arsye tjetër që vazhdimisht është përsëritur nga zyrtarët e shëndetësisë në Pejë, ka qenë edhe mungesa e banorëve rezidentë, pasi sipas “ligjit” një lokalitet duhet t’i ketë së paku 2 mijë e 500 banorë rezidentë për t’u hapur një ambulancë e përhershme.

Aktualisht Rugova nuk i ka aq banorë rezidentë sa kishte para luftës, kur ambulanca të përhershme kanë funksionuar në Drelaj, Haxhaj dhe në fshatin Kuqishtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.