Arbëri

“Hidroregjioni Jugor” për tre muaj fal mbi 400 mijë euro borxhe

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka raportuar se në tre muajt e parë të këtij viti ka falur rreth 400 mijë euro nga borxhet e konsumatorëve.

Një gjë e tillë, sipas zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje publike, është realizuar pas fillimit të zbatimit të fazës së dytë të Ligjit për faljen e borxheve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në pasqyrën e faljes së borxheve, të prezantuar në kuadër të raportit tremujor të punës së “Hidroregjionit Jugor”, shkruan se në katër komunat ku operon kompania janë nënshkruar mbi 1 mijë e 900 kontrata për faljen e borxheve.

“Shuma e kontraktuar në total është 636 mijë euro. Shuma e arkëtuar është 93 mijë e 350 euro. Shuma e falur është 399 e 250 euro”, shkruan në raport. Kjo kompani ofron shërbime në katër komuna të rajonit jugor të Kosovës.

“Hidroregjoni...” në Komunën e Prizrenit ka nënshkruar 1 mijë e 774 kontrata, ku shuma e kontraktuar është mbi 575 mijë euro, shuma e arkëtuar është mbi 87 mijë euro dhe shuma e falur është afër 374 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.