Arbëri

Strukturat e sigurisë kërkojnë zbatim ligji gjatë fushatës

Ferizaj, 2 qershor – Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi në Komunën e Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën përveç gjendjes së sigurisë së përgjithshme është diskutuar edhe për procesin zgjedhor në të cilin po kalon Kosova dhe Komuna e Ferizajt, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë tak është vlerësuar se gjendja e sigurisë së përgjithshme vazhdon të jetë e qetë dhe stabile pa ndonjë telash, që mund të veçohej. Ndërkaq për procesin e fushatës zgjedhore, kryesuesi i KKSB-së, njëherësh kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka kërkuar nga të gjithë që gjithçka të ecë në mënyrë të qetë dhe demokratike, të zbatohet ligji, në mënyrë që qytetarët të votojnë me vullnet pa ndonjë presion etj.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.