Arbëri

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Gërgoc

Në 18 vjetorin e rënies, në fshatin Gërgoc të Gjakovës, u përkujtuan dëshmoret e këtij fshati, të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.

Lahi Ibrahimaj, i cili ishte i pranishëm për t’i përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, tha se sa ndjen dhimbje, aq është edhe krenar për ata që ranë për lirinë e vendit.

“Ishte fundi I luftës, pothuajse kur ne e morëm lajmin për vrasjen e bashkë luftëtarin Xheladin Salihu. Në ditët e fundit të luftës, ishte vërtetë lajm i rëndë dhe goditës. Por megjithatë unë dhe bashkëluftëtarët çdo përvjetor vijmë dhe e përkujtojmë me krenari. Kam pas fatin me njoftë. E kam pasur një nga bashkëluftëtarët me të mirë. Sa është ndjenja e dhimbjes, aq është dhe krenari. Me shpresën që amaneti I tyre të shkojë në vend. Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë toke me I fal kujt. Sepse këta njerëz nuk janë vra me fal toka, por me i çliru tokat tona”, tha ai, transmeton kp.

Djali i dëshmorit Selim Salihu, Qerim Salihu thotë se ndihet krenar për babanë e tij, i cili dha jetën për lirinë e këtij vendi.

“E përkujtojmë me krenari gjithmonë. Jemi krenarë për babin dhe falënderoj tanë këta bashkëluftëtarë që janë ardh me përkujtu”, tha ai.

Luan Nimani, kushëri i Selim Salihut dhe bashkëluftëtar i tij, tha se dëshmorët ranë, për të mos vdekur kurrë.

“ Ky burrë në shumë beteja tregoi suksese. Ishte i dashur, ishte trim, bujar, fisnik të gjitha. Por pat fatin apo dashti zoti që në momentet e fundit të luftës ra, për të mos vdekur kurrë”, tha ai./S.Zogaj.