Arbëri

Vushtrria e shpall qytetar nderi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Në një ceremoni në ambientet e Kalasë së vjetër të qytetit, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur Qytetar Nderi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

“Sot kam pasur nderin e madh t’i dhuroj Çelësin e Qytetit të Vushtrrisë, mikut tonë të madh Shkëlqesia e Tij, ambasadori Jan Braathu, i cili ka qenë ambasador i Norvegjisë në Kosovë e Shqipëri dhe roli i tij është i pazëvendësueshëm për demokracinë në Kosovë”, ka thënë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë me rastin e 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit, ka ndarë edhe mirënjohje të tjera përfshirë Halil Krasniqin nga “Jetimat e Ballkanit”, stafin e kujdesit parësor shëndetësor, Kryqin e Kuq i Kosovës në Vushtrri etj.