Arbëri

Rahoveci shënon 1 Qershorin

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, në organizim të Shoqatës së Pavarur së Gruas “Hareja”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe shkollat fillore të qytetit, të enjten u shënua 1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, ka thënë se 1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, është një ditë e veçantë për fëmijët.

“Ne si institucione kemi obligim ndaj fëmijëve që t’ju bëjmë jetën të lumtur dhe t’ju sigurojmë kushte për jetë, shkollim dhe avancimin e tyre”, ka thënë ai.

Adelina Paqarizi, drejtoreshë e Shoqatës së Pavarur e Gruas “Hareja”, falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për fëmijët duke filluar nga drejtoria e Arsimit, Policinë e Kosovës, shtëpinë e shëndeti të cilët në vazhdimësi kanë dhënë kontributin për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për fëmijë.

Fëmijët e shkollave fillore kishin përgatitur një program, të pasur me këngë e valle, skeçe, recitale në gjuhën shqipe dhe angleze.