Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjeshtri i kërthizave

Mjeshtëria e tij nuk është e zakonshme. I pazakontë duket edhe ai vetë për punën që bën. Ai merret me shërimin e një sëmundjeje që shkenca nuk e njeh. Edhe pse në dukje teknika e përdorur është e thjeshtë, rezultati është goxha i madh. Ish-mësuesi Osman Sekiraqa nga Podujeva “i qet kthizat n’ven”. Ai është mjeshtri i kërthizave.

Gjithçka duket se nisi spontanisht. Por atij i “mbet në dorë” një zanat që zanafillën nuk ia di askush. Ishte në klasën e shtatë fillore në Podujevë kur profesori rus Makajev, që ua ligjëronte gjuhën ruse atëkohë, e kishte përzgjedhur nxënësin Osman Sekiraqa që t’i asistonte. Jo për lëndën që ligjëronte, por për mjeshtërinë që kishte për kërthiza. I kishin shkuar shumë serbë dhe i vetëm nuk kishte mundur “t’u japë xhevap” të gjithë pacientëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkoi edhe ndihmën e nxënësit të tij. Por nuk dihet pse e kishte përzgjedhur pikërisht Osmanin që t’ia linte zanatin në dorë.

“Qysh si nxënës i shkollës 7-klasëshe fillore në Podujevë. Ka qenë një profesor rus Makajev. Ai na ka dhanë gjuhën ruse, sikur tash që janë gjuhët e huaja. Ka qenë mjeshtër i madh për kërthizë. Kanë ardhë shumë serbë (te ai për shërim v.j.), e qysh i kam ra në sy nuk e di e më ka thirrë me i ndihmua. Pas një kohe ma ka dhanë një pacient mua me e kontrollua dhe më ka thanë në gjuhën ruse ‘sretan ti zanat’ (ia pafsh hairin zejes). Kanë qenë diku vitet ’50-’51. Prej atëherë kam këqyr për kërthizë”, tregon historinë e marrjes së këtij zanati Osman Sekiraqa... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.