Barten për sivjet 200 mijë euro për projekte të ndryshme

Barten për sivjet 200 mijë euro për projekte të ndryshme

01 qershor 2017 13:30

Planifikim të dobët dhe konfuz e cilësoi rishikimin e buxhetit opozita në Obiliq. Zyrtarët e LDK-së e të VV-së thonë se komunarët nuk kanë arritur as të arsyetonin këtë rishikim të buxhetit. Këshilltari i VV-së, Labinot Hashani, ka thënë se nuk janë dhënë informata të nevojshme për bartjen e mjeteve në projekte të ndryshme.

“Nga 74.293.05 euro të të hyrave vetjake, 16.000 euro janë bartur në Drejtorinë e Arsimit (mallra) për pagat e arsimtarëve, 26.000 euro në DSHPE (mallra) për mirëmbajtje, 10.000 në DSHPE (shpenzime komunale) për rrymë-mbeturina, 5.000 euro në Drejtorinë e Shëndetësisë (mallra) për barna, 5.000 euro në Drejtorinë e Shëndetësisë për rrymë dhe 12.293.05 euro në Drejtorinë e Mjedisit për pastrimin e rrugëve”, ka thënë Labinot Hashani.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme