Sektori i Mjedisit dhe i Urbanizmit të Pejës ka prezantuar të martën në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal raportin, në të cilin në pika të shkurtra e ka përshkruar gjendjen e mjedisit në territorin e kësaj komune.
Me këtë raport, gjendja është përshkruar si jo e mirë dhe nuk është arritur synimi që kishte Komuna me Planin Zhvillimor Komunal “Peja qytet i gjelbër dhe vital 2007-2015” i miratuar më 2007, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky plan ka dy vjet që ka skaduar dhe tjetër plan në vend të tij nuk është miratuar, ndërkohë që, sipas këtij raporti, ende janë aktuale të gjitha problematikat mjedisore që kanë qenë edhe para 8 vjetësh.
Mostrajtimi i ujërave të zeza, menaxhimi jo i mirë i mbeturinave, pasi ende nuk ekziston një sistem i organizuar i seleksionimit dhe riciklimit të mbeturinave, përveç ne disa iniciative vetjake nga disa operatorë.
Në raport janë paraqitur në pika të shkurtra ndërtimet e sipërfaqeve të gjelbra dhe ndërtimi i disa kanaleve për ujëra të zeza dhe akumuluese për ujërat e reshjeve, si dhe aktivitetet që janë ndërmarrë kohë pas kohe me organizata mjedisore. Për gjendjen aktuale, janë fajësuar drejtoritë përgjegjëse dhe vetë Ekzekutivi i Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
31 maj 2017 12:24
-
Shpërndaje në: