Barten për sivjet 200 mijë euro për projekte të ndryshme në Obiliq Foto: Koha

Barten për sivjet 200 mijë euro për projekte të ndryshme në Obiliq

31 maj 2017 08:48

Planifikim të dobët dhe konfuz e cilësoi rishikimin e buxhetit opozita në Obiliq. Zyrtarët e LDK-së e të VV-së thonë se komunarët nuk kanë arritur as të arsyetonin këtë rishikim të buxhetit. Këshilltari i VV-së, Labinot Hashani, ka thënë se nuk janë dhënë informata të nevojshme për bartjen e mjeteve në projekte të ndryshme.

“Nga 74.293.05 euro të të hyrave vetjake, 16.000 euro janë bartur në Drejtorinë e Arsimit (mallra) për pagat e arsimtarëve, 26.000 euro në DSHPE (mallra) për mirëmbajtje, 10.000 në DSHPE (shpenzime komunale) për rrymë-mbeturina, 5.000 euro në Drejtorinë e Shëndetësisë (mallra) për barna, 5.000 euro në Drejtorinë e Shëndetësisë për rrymë dhe 12.293.05 euro në Drejtorinë e Mjedisit për pastrimin e rrugëve”, ka thënë Labinot Hashani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltari i VV-së thotë se edhe te pastrimi i rrugëve që, sipas tij, bëhet vetëm brenda qytetit, është shifër tepër e lartë, pasi brenda muajit pastrohet 4 herë.

Ndërsa shefi i GK të LDK-së, Mehmet Krasniqi, nuk beson se do të ketë rishikim fare sivjet për shkak të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

Por, këtë e kanë mohuar zyrtarët komunalë. Drejtoresha e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit, Zarife Behluli, ka thënë se në seancën e fundit, ku ishte bërë rishikimi i buxhetit, janë dhënë të gjitha shpjegimet. Sipas saj, pas lidhjes së kontratave tenderuese, mjete të lira nga granti qeveritar u kanë mbetur te hartimi i projekteve 5.243.69 euro, hartimi i planit zhvillimor dhe hartat zonale 50.000 euro dhe ndërtimi i shkollës fillore në Lajthishtë 56.043.77 euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme