Arbëri

Kuvendi komunal i Lipjanit në bllokadë

Përderisa pozita e opozita në Lipjan po vazhdojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën për bllokimin e punës së Kuvendit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal edhe një herë ka hequr dilemat dhe njëkohësisht ka dhënë sqarime shtesë se si duhet të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme për votëbesimin e pozitës së kryesuesit.

Opozita e bashkuar në Lipjan (PDK, AAK, PSDK) me shumicë të numrave në KK, prej disa javësh po e kërkojnë një mbledhje të jashtëzakonshme për votëbesimin e kryesuesit, derisa në fillim të vitit është prishur koalicioni qeverisës LDK-AAK, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo kërkesat e opozitës nuk janë zbatuar nga kryesuesja e KK-së, Vlora Limani Hajnuni, me arsyetim se MAPL-ja në një shkresë të datës 04.05.2017 ka lënë dilema dhe paqartësi derisa nuk e ka obliguar atë që ta thërriste një mbledhje të jashtëzakonshme.

Ajo është e bindur se MAPL-ja vetëm po i interpreton ligjet për vetëqeverisje lokale dhe udhëzimet administrative që kanë të bëjnë me funksionimin e kuvendeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.