Arbëri

Digjen malet në Abri të Drenasit

Pasditen e sotme zjarri ka kapluar malet në fshatin Abri të Drenasit.

Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa pjesa e malit që po digjet është kufizohet me fshatrat Terdevc dhe Baicë.

Kujtojmë se javët e fundit shumë komuna në Kosovë janë përballur me problemin e djegies së maleve.

Komunave u shtohet problemi i zjarreve nëpër male në kohë pandemie

Së fundmi zjarre ka pasur në Deçan, Skenderaj, Suharekë, Shtime, Vushtrri e Malishevë.