Arbëri

18 rastet e kontaktit të gruas së zhvarrosur në Istog, dalin negativë për koronavirus

Descriptive Text

Besart Dreshaj, Kordinator i Shtabit Emergjent në Istog ka njoftuar se 18 nga kjo komunë kanë rezultuar negativë nga koronavirusi.

Ai në Facebook ka shkruar se pas mostrave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nga familja Kukleci janë testuar edhe 18 anëtarë të kësaj familje të cilët rezultuan negativ me Covid19.

“Nga po e njëjta familje me 15.04.2020 janë testuar edhe 16 familjarë të tjerë të cilët po ashtu kanë rezultuar negativ. Po ashtu edhe 6 anëtarëve të familjes Binakaj nga Studenica sot i janë marr mostrat për testim dhe jemi në pritje të rezultateve. Ndërsa për personin nga fshati Orroberdë dhe dy personave të tjerë nga fshati Cerkolez, pritet nesër t’i marrin mostrat për testim”, ka shkruar ai.

Sipas tij, personeli shëndetësor i QKMF-së dhe Policia kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me këto familje të cilët janë udhëzuar për vet izolim.

“Dje, kemi pranuar informatë që me vendim të prokurorisë viktima e cila ka ndërruar jetë ditë më parë është zhvarrosur për t’iu bërë autopsia”, thuhet në njoftim.