100 qytetarë i përgjigjen aksionit për dhurim gjaku

100 qytetarë i përgjigjen aksionit për dhurim gjaku

29 maj 2017 10:00

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Menduh Kaloshi” në Han të Elezit kanë realizuar një aktivitet vullnetar me moton: “Dhuro gjak, shpëto jetë!”.

Këtij aktiviteti i janë përgjigjur rreth 100 qytetarë, zyrtarë komunalë dhe shëndetësie në këtë komunë, ndaj kjo komunë aksione të tilla ka realizuar edhe gjatë viteve të kaluara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Albana Gashi, menaxhere e marketingut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës ka thënë se aktivitetit vullnetarë me moton: “Dhuro gjak, shpëto jetë!” i janë përgjigjur afro 100 vullnetarë, ndërsa 89 prej të cilëve 17 të gjinisë femërore dhe 72 të gjinisë mashkullore.

“Të gjithë këta vullnetarë i kanë plotësuar kriteret për dhurim gjaku, prandaj aktivitete të tilla vullnetare do të organizojmë edhe në të ardhmen në komuna të ndryshme”, ka thënë Gashi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme