Arbëri

Mbyllen njësitë e Postës në Drenas e Komoran

Descriptive Text

Drejtoria e Inspekcionit gjatë monitorimit të vazhdueshëm se a janë duke u zbatuar masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, vazhdon inspektimin e të gjitha subjekteve në Drenas.

Sipas një kumtese për media, gjatë inspektimit nga Inspeksioni në këtë komunë gjatë ditës së djeshme, është konstatuar se njësitë e Postës së Kosovës, degët në Drenas e Komoran, nuk i kanë zbatuar masat e përcaktuara në vendim të Qeverisë dhe rekomandimet e IKPSH-së, pasi që nuk kanë marr masat e mjaftueshme për të dezinfektuar objektin, ajrosjen e objektit dhe masat tjera mbrojtëse për punëtorët dhe klientët, dhe i është dhënë afat qe brenda 24 orëve marrin masat e urdhëruara nga inspektorët komunalë.

“Sot më 27.03.2020, pas riinspektimit, shihet se në këto objekte nuk janë marr masat e urdhëruara dhe duke qenë në dijeni se këto pika shitëse, ka fluks të madh të qytetarëve për të kryer shërbime, inspektorët janë detyruar që të mbyllin këto objekte për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19. Objektet do të vazhdojnë të mbesin të mbyllura deri në zbatimin e masave të parapara nga IKPSH-ja dhe MSH-ja”, thuhet në njoftim.

Në kumtesë thuhet se inspektorët komunalë janë në kujdestari prej orës 08:00 deri në ora 24:00 dhe menaxheret e këtyre pikave, janë njoftuar qe kurdo që bëhet dezinfektimi dhe masat tjera mbrojtëse do të bëhet hapja e njësive postare dhe do të largohet shenja e ndalesës së punës.

Image