Arbëri

Shkolla profesionale që vetëfinancohet

Nxënësit e shkollës profesionale të agrobiznesit dhe teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj çdo mëngjes e nisin mësimin me punë praktike në dy serrat e ndërtuara në kopshtin e saj. Ndërsa ia bëjnë hyzmetin mbjelljes së fidanëve, ata kujdesen edhe për rritjen dhe rendimentin sa më të madh të tyre.

Kur vjen koha e vjeljes së perimeve, ata i paketojnë kulturat me mbikëqyrje profesionale, të cilat më pas nxirren në treg, shkruan sot “Koha Ditore”. Shitja e produkteve si domate, speca, tranguj, spinaq, sallatë e gjelbër, etj., është e garantuar. Shkolla ka marrëveshje për furnizim me disa markete të vogla afër saj.

Kjo shkollë për çdo sezon grumbullon mbi 500 euro nga shitja e produkteve të serrave që punojnë nxënësit, derisa e ushtrojnë punën praktike gjatë shkollimit.

Me këto mjete kjo shkollë për çdo vit blen kompjuterë, projektorë për ligjërata, laboratorë të ndryshëm për analiza, dhurata të ndryshme për mysafirë në ditën e shkollës, materiale shpenzuese etj.

Përveç teorisë, nxënësit e praktikojnë se si duhet të bëhet mbjellja e farës, mbjellja e fidanit, përgatitja e dheut me plehërim mineral dhe organik etj., faktorët kryesorë. Për të qenë një bimë e shëndetshme nxënësit mësojnë rreth temperaturës, ndriçimit dhe ujitjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.