Arbëri

Gjykata e tenderëve e kthen në rivlerësim tenderin e KEK-ut

Një varg shkeljesh janë evidencuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) në një tender të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Gjykata e tenderëve e ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik (OE) “Intering sh.p.k.-Prishtinë lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Riparimi, liferimi dhe montimi i termoizolimit” me nr. të prokurimit 16/348/521, iniciuar nga autoriteti kontraktues (Korporata Energjetike e Kosovës sh.a). OSHP në vendimin e tij ka anuluar vendimin e autoritetit kontraktues (Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.) për dhënie të kontratës dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.

Njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vendimi i OSHP-së është marrë tash në shkurt të këtij viti. Autoriteti Kontraktues kishte rekomanduar për kontratë operatorin ekonomik “Ar Tech sh.p.k&Izovent”-Prishtinë. Kundër kishte qenë operatori ekonomik “Internig” sh.p.k.-Prishtinë, i cili kishte bërë kërkesë për rishqyrtim tek autoriteti kontraktues. Por kështu nuk kishte menduar edhe Korporata Energjetike e Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tani gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.