Arbëri

Lokalet hoteliere kërkojnë nga Policia masa ndaj lypësve nga Shqipëria

“Kërkesa jonë është se kohët e fundit është mbushur Peja me lypsarë nga Shqipëria. Ata janë kryesisht fëmijë dhe të mitur, por shumë të dhunshëm dhe të pasjellshëm. Po i mërzitin klientët, ua marrin ushqimin prej tavolinës, i fyejnë dhe i pështyjnë mysafirët në lokal... kjo vërtetë më nuk durohet”, thuhet në ankesën e disa pronarëve të kafeneve, të dorëzuar në Polici, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i lypsarëve nga Shqipëria në qytetin e Pejës është rritur ditëve të fundit në mënyrë drastike dhe deri tash nuk është shënuar një numër kaq i madh i tyre që zgjasin duart nëpër qendër të qytetit. Shumica prej tyre janë fëmijë dhe të mitur dhe sjelljet tyre janë gjithnjë më shqetësuese dhe të padurueshëm për qytetarët, të cilëve u kapen për rroba dhe nuk u hiqen derisa nuk u japin diçka. Në zorin më të madh prej tyre janë bizneset hoteliere në sheshin e qytetit...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.