Arbëri

Rahoveci formoi komisionin për vlerësimin e dëmeve nga breshëri

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në bujqësi gjatë majit.

Sipas pikës dy të vendimit, komisioni ka për detyrë që të konstatojë dhe të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin bujqësi, kurse pika katër e vendimit thotë se komisioni do të fillojë punën menjëherë, pas nënshkrimit të këtij vendimi dhe punët të përfundojnë në një afat të arsyeshëm.