Arbëri

Në Obiliq nis projekti i vizitave mjekësore nëpër shtëpi

Descriptive Text

Programi për vizita mjekësore në shtëpi për nënat shtatzëna dhe fëmijët e moshës nga 0 deri në 3 vjeç, ka filluar të implementohet edhe në komunën e Obiliqit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, tha se iniciativat e tilla janë më se të mirëpritura, për të cilat shprehu përkrahjen e vazhdueshme të komunës.

“Kjo është një iniciativë jashtëzakonisht mirëpritur nga komuna e qytetarët e Obiliqit dhe vazhdimisht do të përkrahim iniciativat e tilla”, ka thënë Gashi, transmeton Koha.net.

James Mugaju, përfaqësuesi i UNICEF-it, tha se përkrahja më e madhe që mund t’i bëhet një vendi është përkrahja përmes investimit në njerëz.

“Është gjithmonë një kënaqësi dhe privilegj për këto vizita për të ju inkurajuar dhe për të përcjellë nga afër se çfarë po bëhet. Ky aktivitet tregon se si ne i bashkërendisim veprimet me ministrinë e Shëndetësisë dhe komunat. Dhe kur vendosim që t’i bashkojmë forcat nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë”, tha ai.

Ndërsa, Ibush Mjekiqi, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në fjalën e tij tha se efektet e këtij programi mund të shihen më vonë.

Ky program ka për qëllim vizitat shtëpiake për nënat shtatzëna dhe fëmijët prej 0 deri në 3 vjeç dhe efektet e këtij programi do të vërehen më vonë.