Arbëri

Tabori opozitar në Fushë-Kosovë kundërshton “arnimin ” e buxhetit

Këshilltarët e disa subjekteve opozitare janë shprehur kundër rishikimit të buxhetit të Komunës së Fushë-Kosovës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, që është mbajtur të martën me vetëm këtë pikë të rendit të ditës, këtë rishikim ata e kanë quajtur “arnim” të buxhetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltarët opozitarë kanë thënë gjithashtu se rishikimi i ngjan buxheteve të tjera, ku nuk specifikohen projektet, ku merren mjetet dhe ku barten ato.

Fillimisht drejtori i Financave dhe Buxhetit, Ramadan Jashanica, ka thënë se i kanë marrë të gjitha instruksionet nga Ministria e Financave për këtë rishikim të buxhetit dhe se kufijtë buxhetorë nuk ndryshojnë. Sipas tij, janë po ato mjete të buxhetit, vetëm se barten nga disa projekte në projekte të tjera.

Me këtë rishikim është pajtuar shefi i GK të LDK-së, Nazmi Kelmendi, por jo edhe partitë opozitare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.