Arbëri

QKMF-ja në Deçan u ofron shërbime mjekësore vetëm rasteve urgjente, drejtori e arsyeton vendimin

Edhe pse qëndron e hapur, shërbimet që kryhen brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan janë të pakta.

Kjo, pas vendimit që drejtori i kësaj qendre e mori ditë më parë për t’ua ndaluar shërbimin me infuzion pacientëve që kërkojnë trajtim për sëmundjet me grip apo sëmundjet e tjera që kërkojnë trajtim me infuzion.

KTV-ja ka kontaktuar me drejtorin e kësaj qendre Selmon Berisha, i cili përmes telefonit, e ka arsyetuar vendimin e tij.

Tutje, përmes telefonit, Berisha ka thënë se ata vetëm po e zbatojnë ligjin primar shëndetësor dhe se sipas tij, nuk mund të trajtohet secili pacient i Deçanit që ka nevoja.

Derisa me ketë veprim të drejtorit nuk po pajtohet Adem Lushaj, pjesëtar i shoqërisë civile në këtë komunë, dhe vendimin e konsideron të paqartë.

Ekipi i televizionit ka kontaktuar edhe me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Deçan, Musë Berisha.

Por, i njëjti përmes telefonit ka thënë se drejtoria e tij nuk ka njohuri për këtë çështje dhe se për zbatimin e tij, përgjegjës kryesor është drejtori i QKMF-së së Deçanit, Osman Berisha.