Arbëri

Prindërit e Koretinit me peticion refuzojnë t`i dërgojnë fëmijët në shkollë

Këshilli i Prindërve të fshati Koretin i ka dorëzuar një peticion kreut të komunës Qëndron Kastratit dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal, me ane të të cilit kundërshtohet vendimi që nxënësit e këtij fshati t`i ndjekin mësimet në shkollën e Topanicës.

Prindërit kanë bërë të ditur se nuk do t`i dërgojnë fëmijët në shkollën e Koretinit deri në anulimin e vendimit nga komuna. Sipas peticionit, përgjegjësia për humbjen e orëve mësimore i takon kreut të komunës.

Prej afro 6-muajsh në disa fshatra të Kamenicës ka probleme me procesin mësimor, shkaku i reformës arsimore të nisur nga kryetari Kastrati dhe e cila po refuzohet nga disa fshatra.

Image