Suspendimet e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion në Gjilan lënë bosh disa pozita

Suspendimet e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion në Gjilan lënë bosh disa pozita

14 shkurt 2017 13:56

Gjilan, 14 shkurt - Prej disa muajsh në disa sektorë në Komunë është krijuar mungesë e stafit profesional, ngase në tetor të vjetëm kryetari, Lutfi Haziri, pati pezulluar 21 zyrtarë komunalë, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për krim të organizuar dhe korrupsion.

Mungesën e stafit si pasojë e suspendimit e ka ndier më së shumti Zyra e prokurimit, e cila ka vetëm një zyrtar të angazhuar i cili menaxhon me lëndët e prokurimit, ngase 4 zyrtarë të cilët kryenin punë në këtë sektor ishin pjesë e suspendimeve shkaku i ngritjes së aktakuzave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Arbër Ismajli, shef i kabinetit të kryetarit të Gjilanit, deklaron se pas ngritjes së aktakuzave dhe pezullimit nga puna të këtyre zyrtarëve ata kanë parashtruar kërkesë në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal që t’iu lejohet angazhimi i punëtorëve të tjerë në mënyrë që të plotësohen këto mungesa.

Thotë se deri më tani ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare, porse u është komunikuar nga MAPL-ja se Komuna ka të drejtë që të plotësojë 11 pozita të punës në sektorë të ndryshëm komunalë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme