Arbëri

Forumi i Biznesit bëhet me zyra të reja

Janë hapur zyrat e reja të Forumit të Biznesit në Prizren. E vendimmarrës nga pushteti lokal e qendror kanë vlerësuar se përkrahja nga institucionet për rrjetëzimin e bizneseve lokale me ato të shteteve të rajonit dhe më gjerë ka qenë e mangët dhe se qasja në këtë drejtim duhet ndryshuar.

Sipas tyre, Forumi i Biznesit në Prizren ofron një platformë të mirë për tërheqjen e investitorëve në Kosovë, veçanërisht në Prizren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë ceremonisë së hapjes së zyrave të reja të Forumit të Biznesit ata kanë vënë në pah nevojën e bashkëpunimit me investitorë të jashtëm.

“Forumi i Biznesit në Prizren paraqet një organizim të mirë që i bën bashkë bizneset vendore me ato të rajonit dhe më gjerë. Si pushtet kemi ngecur në këtë drejtim dhe konsideroj se duhet të japim mbështetje më shumë për këto lloj organizimesh, ngase këto organizime na sjellin mundësi më të mira për tërheqjen e investitorëve që do të ndikonte në hapjen e vendeve të reja të punës, pra zbutjen e papunësisë, si dhe përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Fikrim Damka, nënkryetar në largim i Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka vlerësuar se Forumi i Biznesit ka ofruar shërbime për bizneset e këtij qyteti dhe të Kosovës në përgjithësi, duke i lidhur ata edhe me partnerët jashtë vendit.

“Institucionet në nivel lokal dhe qendror duhet të kenë një qasje tjetër ndaj përkrahjes së organizimeve të tilla, që nuk japin vetëm fjalë, por realisht realizojnë edhe projekte konkrete”, ka deklaruar Kabashi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.