Afro 800 familje në skemën e ndihmës sociale në Obiliq Foto: Koha / arkivi

Afro 800 familje në skemën e ndihmës sociale në Obiliq

23 maj 2017 11:19

Rreth 800 familje të Komunës së Obiliqit janë përfshirë në skemën sociale gjatë vitit të kaluar.

Në raportin e punës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2016, shihet se ky numër është rritur vazhdimisht nga muaji në muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas të njëjtit, në muajin janar kishin qenë 735 familje me 3 mijë e 38 anëtarë që kanë marrë ndihma sociale. Shuma që është paguar për këto familje është 69 mijë e 462 euro. Në muajin vijues ky numër është rritur për 12 familje dhe për 53 anëtarë. Njësoj është rritur edhe shuma që është dashur të paguhej për këto familje.

Në muajin mars skemën sociale e kanë shfrytëzuar 763 familje me 3.146 anëtarë, pastaj në prill 777 familje me 3.217 anëtarë dhe në maj 798 familje me 3.281 anëtarë. Shuma që është paguar për këto familje është 74 mijë e 683 euro. Edhe pse raporti është për periudhën janar-dhjetor 2016, të dhënat e tjera pas muajit maj nuk figurojnë në tabelë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme