Arbëri

Kërkohen personat që dëmtuan disa drunj në Obiliq

Zyrtarët komunalë të Obiliqit kanë reaguar për dëmtimin e drunjve në rrugën “Ferid Curri” në Mazgit.

Në këtë reagim të Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit është kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë në gjetjen e personave që i kanë dëmtuar këta drunj.

“Këto pamje janë nga rruga ‘Ferid Curri’ relacioni Obiliq - Mazgit, prandaj nga qytetarët kërkojmë bashkëpunim në gjetjen e autorit dashakeqës i cili ka shkaktuar këto dëme në drunjtë të cilët janë mbjellur për të mirën tonë”, thuhet në reagimin e DMM-së dërguar nëpërmjet zyrës për informim, raporton Koha Ditore.

“Vetëdijesimi dhe rëndësia për drunjtë ende mungon tek ne, por duke e ditur ambientin me të cilin po përballemi tani e sa kohë, ju lutemi të keni kujdesin dhe përgjegjësinë tuaj karshi të mirës së shëndetit tonë”, përfundon reagimi.

{gallery}