Arbëri

Nesër reduktime të rrymës në Gjilan e Prishtinë

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike.

Në rajonin e Gjilanit, më 25.02.2017 në Rrafshina do të shkyçet dalja 10 kV Begunca prej orës 12:00 deri në orën 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Begunca, Lubisht, Shoshar, Letnicë dhe Vernakoll. Arsyeja e shkyçjes: Punime nga firma Eling, eliminimi i vërejtjeve në LP 10 kV.

Më 25.02.2017 në Prishtinë do të shkyçet Transformatori T-2 prej orës 12:00 deri në ora 12:15. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS Mati 1, 2, 3, 4, Zllatar dhe TS Rezervuari 4, Lagjja e Spitalit (4/1,4/2), NNP Guri, B.Marmullaku, Shkolla,”Burim Com” dhe “Standart Plus” NTP Burimi Comerc 2, VG Constraction, Qelsi Point, Bajram Hoxha, Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret, Busia Petroll, Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2, Mili Hajvali, Lagjja Janina, Lagjja Qëndresa, Çagllavica një pjese, një pjese e Veternikut, një pjesë e lagjes Marigona, Rezonanca, Rertaurant Ariu, Beko, BSB. Shtypshkonja Rezniqi, Banesat Marigona 2, Betonjerka Renalut Beton, Lagjja Panorama, Lagjja Logreta, Objekti banesor Afrim Hoxha, Objekti banesor Naser Mustafa, Pallati i drejtesise: Lagjja e Spitalit 1, Lagjja e Spitalit 9, Royal, Pozhegu Brothers, Morina, VG Construction-B.Gashi, "Premtimi"-Petrit Gashi (Capat 2), shpk. Lura Property, Lagjja e Spitalit 5, Pozhegu Brothers-Qemajl Pozhegu, Veterniku, Soliterat, D6, D9, Fshati ndërkombëtar, Ndriçimi publik, Lagjja e Spitalit 6, Gasi pomp Gashi, Lagja Lladrovci, EXDC-2 Kujtim Sfirca, Qazim Sadiku te betoni, Dino,Stadioni Veternik, Buqaj, Gorenje, Korall, Furra Sheki, Skender Mramori, Viva Fresh, Proterm, Orteks Mont dhe ASSECO SEE.

Arsyeja e shkyçjes: Kalimi i ngarkesës nga Transformatori T-2 në Transformatorin T-1. - Punime nga KOSTT-i.