Arbëri

Zjarrfikësit në Gjilan pa automjet për intervenime në objekte të larta

Zjarrfikësit në Komunën e Gjilanit nuk kanë në dispozicion një automjet për intervenime në objekte të larta në rast se qytetarët rrezikohen nga shpërthimi i ndonjë zjarrit të mundshëm, ndërkaq mungesë mbetet edhe autoambulanca për ofrimin e ndihmës së parë dhe transportimin e të lënduarve në spital.

Më 2014, zjarrfikësit e kanë rinovuar objektin duke kërkuar ndihmë nga kompanitë private, meqë komuna në atë kohë nuk u kishte dalë në ndihmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krejt çfarë qeverisja lokale e Gjilanit kishte bërë ishte furnizimi me uniforma për zjarrfikësit dhe dhurimin e pajisjeve për intervenime në aksident trafiku.

Shaip Ismajli, komandant i zjarrfikësve në Gjilan, deklaron se gjersa ndërtimet e larta në këtë komunë kanë marrë hov, ata nuk kanë një automjet për intervenime në objekte të larta banesore në rast se një objekt i caktuar përfshihet nga flakët.

Ndërkaq sipas të dhënave të Drejtorisë së Urbanizimit, e cila kishin hartuar një raport, numri i përgjithshëm i objekteve të ndërtuara, duke përfshirë edhe ndërtimet e larta për vitin 2015 kapte shifrën prej 32 mijë objekteve në tërë territorin e Komunës së Gjilanit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.