PDK e Podujevës vazhdon me akuza kundër LDK-së e udhëheqjes komunale

PDK e Podujevës vazhdon me akuza kundër LDK-së e udhëheqjes komunale

24 shkurt 2017 15:35

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, ka vazhduar me akuzat për LDK- në e këtij qyteti përkrahjen që kjo parti merr nga udhëheqja komunale e qytetit. Ajo ka thënë se prona publike po uzurpohet nga zyrtarë të LDK-së e komuna po i fsheh ato.

Këto janë akuzat e PDK-së, dega në Podujevë:

“Nën qeverisjen e LDK-së dhe veçanërisht kryetarit Veliu, qyteti i Podujevës është degraduar në vazhdimësi. Gjatë të gjitha mandateve qeverisëse në komunën e Podujevës ka vazhduar avazi i uzurpimeve të pronave publike dhe ndërtimeve jashtë kritereve të parapara urbanistike nga individë të cilët janë pjesë e strukturave të LDK-së. Abuzimet dhe uzurpimet e pronave publike janë të natyrave të ndryshme.

Në qendër të qytetit të Podujevës, në rrugën “Zahir Pajaziti”, është uzurpuar prona publike e cila gjendet në mes të dy blloqeve të banesave kolektive dhe është kthyer në objekt afarist - biznes privat, ndërsa ka vite që vazhdon të funksionojë si kafiteri. Në anën tjetër komuna e toleron këtë uzurpim, si kundërvlerë për votën dhe besnikërinë ndaj subjektit politik të LDK-së, në Podujevë.

Rasti tjetër është ndërtimi i shtëpisë së banimit në pronë publikë nga ana e deputetit të LDK-së, ndërtim ky i cili kishte ndodhur në kohën sa ushtronte detyrën e zyrtarit në Komunën e Podujevës.

Për arsye të abuzimeve dhe uzurpimeve të pronave publikë, PDK-ja dega në Podujevë, nëpërmjet rrugëve institucionale ka kërkuar listën e pronave të komunës së Podujevës. Ne si PDK kemi pranuar një listë pronash, por ajo na është dhënë e gjymtë duke i fshehur pronat në qytet, për çka ne si subjekt politik duke ndjekur rrugët ligjore kemi bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit.”

Komentet

Shto koment

Të ngjashme