Arbëri

Komuna e Lipjanit shpërfill aktgjykimin për kanalizimin në prona private

Descriptive Text

Banorët e fshatit Hallaq i Madh të Komunës së Lipjanit prej 2013-s po përballen me telashe në rrjetin e kanalizimit si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve.

Komuna pa pëlqimin e banorëve më 2013 i ka vendosur gypat e kanalizimit nëpër prona private, ndërkohë banorët e kanë fituar kontestin nga gjykata në fund të vitit 2017, mirëpo Komuna e ka shpërfillur këtë aktgjykim duke mos i larguar gypat e kanalizimit nga prona private, shkruan sot Koha Ditore.

Shaip Shabani, banor nga fshati Hallaq i Madh i Komunës së Lipjanit, ka deklaruar se prej 2013-s po përballen me kundërmim nga rrjeti i kanalizimit, ndërkohë Komuna nuk po intervenon për t’i larguar gypat nga pronat private. Sipas tij, ujërat e zeza të fshatit po rrjedhin mbi sipërfaqen e tokës, ndërkohë kundërmimi po e vështirëson jetesën dhe qarkullimin e banorëve.

“Personalisht e kam dërguar lëndën në Polici dhe në gjykatë, sepse e kam paditur Komunën dhe e kam fituar padinë nga gjykata, mirëpo Komuna nuk ka marrë masa për t’i larguar gypat e kanalizimit nga pronat private. Me kohë i kam treguar Komunës se gypat duhet të vendosën përgjatë rrugës në mënyrë që të mos kemi telashe në të ardhmen, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, prandaj tashti po kemi telashe, sepse pusetat kanë shpërthyer dhe kundërmimi është shumë i madh”, ka thënë Shabani. Sipas tij, është ankuar zyrtarisht disa herë në Komunë, mirëpo nuk është zgjidhur problemi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)