Arbëri

Opozita thotë se Veliu s’i ka përmbushur asnjë prej premtimeve të dhëna

Për dy mandate rresht me premtimet e shumta, të cilat i bëri, e fitoi besimin e qytetarëve për të nxënë karrigen e të parit të Podujevës.

Premtimet madhore të kryetarit Agim Veliu, duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, vendet e reja të punës, bujqësia, arsimi dhe infrastruktura, opozita dhe qytetarët i kanë të freskëta në kokë, raporton KTV.

Për opozitën asnjë nga premtimet e dhëna nuk janë realizuar, për çka thonë se performanca është asnjë për qind.

Sipas opozitës, Veliu nuk ka arritur ta funksionalizojë as Spitalin e ri, objekti i të cilit ka mbetur i mbyllur.

Ndërsa, ka humbur edhe donacionet dhe mjetet e ndara nga Qeveria për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës, Stadiumit dhe stacionit të Autobusëve.

Madje, i kujtojnë premtimin se me zgjedhjen e tij kryetar do të kthehej të banonte në Podujevë, e jo të shpenzojë taksat e qytetarëve, duke udhëtuar nga Prishtina për gjithë këto vite rresht.

Të pakënaqur me punën e Veliut janë edhe qytetarët e Podujevës.

Por, jo të gjithë mendojnë kështu.

Në mbrojtje kryetarit Veliu i ka dalë nënkryetari i komunës, sipas të cilit është punuar aq shumë saqë janë tejkaluar parashikimet.

Agim Veliu aktualisht mban edhe postin e nënkryetarit të LDK –së, gjë që sipas opozitës ai më shumë është angazhuar në qendër sesa në qytetin të cilin e drejton.


Opozita thotë se Veliu s’i ka përmbushur asnjë... by kohanet