Arbëri

Ferizaj, në kaos urbanistik – ndërtime pa masa të sigurisë

E vendosur në një ndër rrugën kryesore të qytetit, në “Vëllezërit Gërvalla”, procesi i zhvillimit të punëve për ndërtimin e një objekti në Ferizaj, konsiderohet rrezik për qytetarët.

Shoqëria civile thotë se ka shkelje të standardeve të ndërtimit, raporton KTV.

Edhe opozita në këtë komunë ngre shqetësim për ndërtimet pa leje dhe në kundërshtim me kriteret e ndërtimit.

Pronar i këtij objekti është Mustafë Grainca, asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt, i afërt me drejtorin e urbanizmit në këtë komunë.

Por, Grainca, i kontaktuar nga TV ARTA, thotë se nuk është pronar, por vetëm investitor, dhe lejen nga komuna ta kenë marrë pronarët e tokës.

Drejtori i urbanizmit, Faik Grainca mohon të ketë pasur ndonjë shkelje në dhënien e lejes dhe të ketë ndonjë lidhje familjare me Mustafën.

Ndërsa, duke folur për sigurinë në punë, ai konsideron se kjo është kompetencë e Inspektoratit të Punës.


Ferizaj, në kaos urbanistik – ndërtime pa masa... by kohanet