Arbëri

1.2 milionë euro priten nga tatimi sipas vlerës së tokës

Komuna e Prizrenit, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Financave po bënë përgatitjet për zgjerimin e tatimit në pronë, ku pos objekteve, do të përfshihet gjithashtu edhe vlera e tokës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas zyrtarëve të lartë të Qeverisë lokale nga aplikimi i tatimit në tokë, Komuna e Prizrenit në vitet në vijim planifikon të arkëtojë rreth 1.2 milionë euro.

“Parashikojmë që më 2019 nga tatimi në tokë të mblidhen rreth 1.2 milionë euro, të cilat mjete do të shfrytëzohen për investime kapitale dhe për shërbime komunale, që të rritet cilësia e jetesës së qytetarëve të komunës sonë”, ka thënë Ertan Simitçi, drejtor i Financave i Prizrenit. Kjo shumë, sipas tij, pritet të rritet gradualisht nga viti në vit...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.