Në Pejë kryetari s’e kthen në punë ish- drejtorin e Auditimit

Në Pejë kryetari s’e kthen në punë ish- drejtorin e Auditimit

19 maj 2017 19:29

Kryetari i Pejës, pavarësisht aktakuzës ndaj tij për mosrespektim të vendimit gjyqësor, ende nuk e ka kthyer në punë ish-drejtorin e Auditimit të Brendshëm në këtë Komunë, Hyni Selmanaj, raporton KTV . Ky i fundit u bën thirrje kolegeve të tij që të mos e publikojnë korrupsionin brenda komunave, pasi mund ta pësojnë si ai.

Ai thotë se do të duhej që njëri nga ta, ose Muhaxheri, ose ai të ishin prapa grilave. Madje thotë se nga zemra e plasur i këshillon të gjithë sinjalizuesit dhe ata që duan ta luftojnë krimin që të mos e bëjnë një gjë të tillë, pasi do të mbesin rrugëve.

KTV-ja ka provuar gjatë ditës të kontaktojë me Muhaxherin, por ai ishte i paqasshëm.

Ndryshe, ndaj Muhaxherit e katër zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, janë duke u zhvilluar hetime nga Prokuroria Speciale lidhur edhe për një çështje tjetër, që ka të bëjë me një tender për sigurimin fizik të objekteve komunale.


Në Pejë kryetari s’e kthen në punë ish... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme