Arbëri

Dyshohet arsimtari për keqtrajtim nxënësi gjatë detyrës zyrtare

Suharekë, 19 maj – Një nxënës i shkollës në Mohlan të Suharekës ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor pasi që ishte goditur nga një arsimtar, shkruan sot Koha Ditore.

Rasti në fjalë është raportuar edhe tek organet policore. Policia e ka kualifikuar rastin si keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Ndërkohë udhëheqësit e Drejtorisë së Arsimit të Suharekës kanë paralajmëruar formimin e Komisionit disiplinor për shqyrtimin e rastit dhe marrjen e masave të duhura, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën. “I dyshuari mashkull K-shqiptar, arsimtar në një shkollë, gjatë ushtrimit të detyrës për shkaqe të panjohura, e ka goditur viktimën mashkull K-shqiptar, nxënës i shkollës. Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.