Kultivuesit llapjanë të mjedrës drejt certifikimit me standardin Global GAP

Kultivuesit llapjanë të mjedrës drejt certifikimit me standardin Global GAP

24 shkurt 2017 11:58

Në Komunën e Podujevës ka filluar realizimi i projektit të përbashkët me USAID-in për certifikimin e fermerëve kultivues të mjedrës, me standardin Global Gap, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.

Falë bashkëpunimit të Komunës së Podujevës me USAID-in dhe Shoqatën "Mjedra e Llapit", në sallën e Kuvendit Komunal, 523 kultivues të mjedrës për tri ditë radhazi kanë ndjekur programe trajnimi për certifikim.

Programi i trajnimit është rezultat i nismës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtorit të Programit USAID/AGRO, Mark Wood, për t'i certifikuar fermerët llapjanë, kultivues të mjedrës, me standardin Global Gap.

“Me realizimin e këtij programi fermerët kultivues të mjedrës do të pajisen me certifikatën e standardit Global GAP. Ky program dhe certifikimi u mundëson prodhuesve të mjedrës qasje në tregun evropian”, tha Veliu

Pas pajisjes me certifikatën Global GAP, kultivuesit e mjedrës, përveç që do të kenë qasje në tregun evropian do të kenë edhe një favor tjetër në plasmanin e produktit të tyre me çmim më të volitshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme