Arbëri

AAK-ja konteston këmbimin e pronës komunale me uzurpatorë në Pejë

AAK-ja ka kontestuar të hënën mënyrën e këmbimit të një prone për nevojën e ndërtimit të një rruge sipas planit rregullues urban “Kristali”.

Kreu i Komunës, Gazmend Muhaxheri, ka sqaruar se prona e uzurpuar nga disa qytetarë është afër shkollës fillore “Ramiz Sadiku”, një pronë prej 40 metrash katrorë, që ka mbetur brenda murit të oborrit, që ai e ka ndërtuar më herët.

“Pronari i shtëpisë ka ofruar si kompensim me dhënë mbi një ari tokë të veten në rrugën transit, të cilën pronë Komuna do ta shfrytëzojë për të hapur një rrugë. Me ja rrënua atë mur dhe me e lirua atë hapësirë Komunës nuk i duhet diçka, e kështu hapet një rrugë”, tha Muhaxheri.

Kjo formë e këmbimit të pronave të uzurpuara është kritikuar nga këshilltari i AAK-së opozitare, Nazmi Krasniqi, sipas të cilit me këtë formë të këmbimit po i favorizojnë njerëzit që kanë uzurpuar pronën publike.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)