Arbëri

Rregullorja për mbrojtje të mjedisit përplas zyrtarët e LDK-së në Podujevë

Descriptive Text

Zyrtarët e partisë në pushtet, LDK, si rrallëherë, kanë pasur mospajtime rreth një çështjeje që është diskutuar në Kuvendin Komunal. Draft-rregullorja për mbrojtjen e mjedisit në këtë komunë ka përplasur zyrtarët e legjislativit me ata të ekzekutivit të së njëjtës parti. Parimisht, shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avni Fetahu, e ka mbështetur këtë rregullore.

Por dilemat e tij kanë qenë sa i përket nenit 9, ku shkollat obligohen të mirëmbajnë oborret e tyre. Dhe në rastin e kundërt, pasojnë gjobat nga 200-300 euro. Fetahu ka thënë se me Ligj, shkollave u takojnë mjetet për investime, por që tash për tash nuk e gëzojnë këtë fond. Rrjedhimisht, shefi i GK të LDK-së ka thënë se shkollat nuk kanë mundësi që të angazhojnë staf shtesë për mirëmbajtjen e oborreve. Në nenin 12 parashihen edhe gjoba, ndërkohë që, sipas tij, zyrtarët e shkollave e kanë të pamundur ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

E shumë më “i butë” është treguar këshilltari i Vetëvendosjes, Bajram Ajeti. Edhe pse ka thënë se gjendja sa i përket mjedisit në Komunën e Podujevës është e mjerueshme, ai nuk e ka parë si problem çështjen e ngritur fillimisht nga këshilltari i LDK-së e pastaj edhe nga Rafet Llapashtica i PDK-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)