Banorët e fshatit Pasjak të Novobërdës ndihen të anashkaluar nga qeverisja lokale. Kjo ngase një lagje e cila është e banuar nga rreth 100 familje nuk janë bërë me rrugë të asfaltuar e as me sistem të ujësjellësit, kurse kanalizimi është jofunksional sepse gypi kryesor është i mbuluar me materiale inerte, të cilat shkarkohen në atë pjesë pa leje dhe nuk ndalohen nga askush.
Artin Murseli, banor deklaron se Komuna ka neglizhuar kërkesat e tyre dhe se ata që nga përfundimi i luftës nuk kanë përfituar projekte në të mirë të komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Thotë se komunarët i vizitojnë vetëm në kohë të zgjedhjeve, duke u ripërsëritur të njëjtat premtime që direkt lidhen me infrastrukturën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShprehet kundër joseriozitetit të qeverisjes lokale duke theksuar se edhe me rastin e dëmeve nga era është nuk kanë dhënë ndihma.
“Po nuk kemi rrugë të asfaltuar edhe sistemi i kanalizimit nuk funksionon dhe ndodh gjatë reshjeve që një pjesë e shtëpive të vërshohet. Edhe ujësjellës nuk kemi dhe kemi bërë zgjidhje duke shpuar puse. Komunarët vijnë vetëm në kohën e zgjedhjeve kur është çështja e votave dhe ato premtime i përsërisin”, ka thënë Murseli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.