Arbëri

Obiliqi e planifikon 40 për qind të buxhetit për asfalt e kanalizim

Vërejtje të shumta janë dhënë nga partia opozitare në Obiliq, LDK, për planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Zyrtarët e saj kanë thënë se rreth 40 për qind e mjeteve për kapitale do të shkojnë në asfalt e kanalizim.

Kryetari i kësaj partie, Mehmet Krasniqi, ka thënë se komunarët nuk janë duke e menaxhuar si duhet buxhetin, që është rritur për diku 4 milionë euro pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Obiliqin. Sipas tij, sikur të menaxhohej më mirë ky buxhet me këtë shumë aq të madhe do të mund të rritej mirëqenia e qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

“Edhe këtë herë planifikimi buxhetor nuk është adekuat me mundësitë e mëdha buxhetore që Komuna e Obiliqit i ka tash, duke pasur parasysh që kemi Ligjin që është pesëfishuar kapaciteti financiar i Komunës. Viti i kaluar ka qenë viti i parë që është zbatua Ligji për Obiliqin dhe atëherë nuk jam shqetësua shumë se më është dukur paksa e natyrshme që gjithë ato mjete të vijnë përnjëherë ti do të stepesh, mund të kesh probleme me kapacitete kadrovike, volumi i madh i mjeteve edhe e kam paraparë që nuk do të jetë planifikimi i mirë e as realizimi i mirë”, ka thënë ish-kryetari i Obiliqit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)