Arbëri

Muaji i mamografisë falas në Spitalin e Pejës për gra e burra

Edhe këtë vit sikur vitet e kaluara, me rastin e shënimit të muajit tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, reparti i Radiologjisë në Spitalin Rajonal të Pejës, ofron falas mamografinë për femrat mbi moshën 40-vjeçare, e sidomos për ato që deri më tash nuk e kanë bërë asnjëherë këtë ekzaminim të gjirit.

Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kur këtë mundësi të ekzaminimit e kanë shfrytëzuar mbi 120 femra, kësaj here siç tregon specialistja e radiologjisë në këtë repart, Roza Kola-Hajdari, interesimi është më i madh, shkruan sot Koha Ditore.

“Janë më shumë se vitin e kaluar që vijnë për ekzaminim. I kemi deri në dhjetë femra në ditë, për çka edhe e kemi shtuar intensitetin e punës këto ditë. Me siguri do të dyfishohet numri i femrave që vijnë për ta bërë mamogarfinë, sepse vërehet se është rritur vetëdija e grave dhe çdo ditë ka më shumë”, thotë Kola-Hajdari.

Sipas saj, femrat që janë duke shkuar për ekzaminim të gjoksit janë kryesisht të grupmoshave nga 40 deri në 55 vjeç, dhe si nga vendbanimet rurale dhe ato urbane. Ky muaj i mamograisë falas është një mundësi siç thonë në këtë repart që femrat ta dinë gjendjen shëndetësore të gjirit. Mirëpo, edhe gjatë muajve të tjerë të vitit ka femra që vijnë vet për këtë ekzaminim, pasi siç thotë doktoresha mu për arsyen që ka rritje të vetëdijesimit të femrave për këto ekzaminime.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)