Në Kaçanik do të ndërtohet një objekt për banim social

Në Kaçanik do të ndërtohet një objekt për banim social

23 shkurt 2017 20:31

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e objektit për banim social në Kaçanik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky është një investim në shumë prej 300,000.00 €, dhe financohet nga MPMS. Realizimi i këtij projekti do të fillojë shumë shpejt, sapo komuna e Kaçanikut, t'i përfundojë procedurat tenderuese”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu thuhet se Abrashi u zotua se MPMS do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera për komunën e Kaçanikut, të cilat do të ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale në këtë komunë.

Ilazi ka cilësuar këtë projekt si një nga investimet më të qëlluara, duke premtuar se komuna do të ofrojë partneritet dhe bashkëpunim të sinqertë në realizimin e këtij projekti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme