Arbëri

Filloi hapja dhe rregullimi i rrugës që lidh Burimin dhe Gurbardhin në Malishevë

Descriptive Text

kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në veçanti për lidhjen e fshatrave përmes rrugëve të asfaltuara, ka filluar edhe hapja dhe rregullimi i rrugës, që lidhë fshatin Burim dhe Gurbardh., njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Sot këtë rrugë, e ka inspektuar drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, i cili ka parë nga afër punimet që janë duke u kryer në këtë rrugë dhe rrugët brenda fshatit Burim. “Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, po bëhet hapja dhe rregullimi i kësaj rruge, deri në asfaltimin e saj, pasi banorët e Burimit kanë pasur nevojë për këtë lidhje, me rrugën e Gurbadhit, por edhe me rrugën kryesore që i lidh këto fshatra me qendrën komunale”, tha Morina.

Drejtori Morina, po ashtu ka treguar se në Burim, do të rregullohen rreth një kilometër rrugë, ku përveç rrugës që e lidh këtë pjesë të fshatit me rrugën kryesore, do të rregullohen edhe rrugët në dy lagje tjera të fshatit.